Manchester City ka triumfuar 3-0 kundër Birminghamit në 1/16 e finales së FA Cup.
Citizens kaluan në epërsi pas vetëm tetë minutash lojë me një gol të bukur nga Bernardo Silva.
Mesfushori portugez nuk u ndal me kaq dhe shënoi të dytin persona edhe në minutën e 15-të me një asistim të Kevin De Bruynes.
HALF-TIME | A sizzling 45 minutes at the Etihad.
🔷 3-0 🔴 #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/r6o9N2ckb3
— Manchester City (@ManCity) January 10, 2021
Skuadra që drejtohet nga Pep Guardiola e trefishoi epërsinë e tyre me golin e Phil Foden (33′), që pranoi një asistim nga Riyad Mahrez.
Pjesa e dytë kishte disa raste të mira për Cityn, mirëpo lojtarët nuk arritën t’i shfrytëzonin ato – gjersa Mahrez kishte një gol të anuluar nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Por, për Manchester Cityn mjaftuan këto tri gola për të kaluar në rrethin tjetër të FA Cup. /Telegrafi/