Site icon Telegrafi

City fiton lehtësisht ndaj Cardiffit

Foto: Premier League/Twitter

Manchester City ka vazhduar me fitore në Ligën Premier, këtë herë ndaj Cardiffit me rezultat 0-5.

Skuadra e Pep Guardiolas ishte dukshëm më e mirë dhe kjo ishte një fitore e lehtë.

Goli i parë në takim erdhi nga Sergio Aguero në minutën e 32-të pas asistimit nga Bernardo Silva.

Pas tre minutash ishte Silva ai që shënoi, ndërsa Ilkay Gundogan shënoi golin e qetësisë  në minutën e 44-të dhe me rezultatin 0-3 përfundoi pjesa e parë.

Dy golat e fundit në takim, por të parët për Riyad Mahrez me fanellën e Cityt erdhën në minutat e 67-të dhe 89-të.

Pas kësaj fitore Man City vazhdon në vendin e dytë me 16 pikë, kurse Cardiffi në pozitën e 12-të me dy pikë.

Ndeshja e ardhshme e Cityt është kundër Brightonit, ndërsa Cardiffi luan me Burnleyt. /Telegrafi/

Exit mobile version