Telegrafi

City ende është në pritje të Paquetas, po pret reflektimin e West Hamit

Lucas Paqueta vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të mbetet apo do të largohet nga West Ham United.

Mesfushori brazilian ka shkëlqyer në sezonin e kaluar, por e ka nisur për mrekulli edhe të riun në elitën e futbollit anglez.

Manchester City është duke kërkuar transferimin e brazilianit dhe tanimë ka bërë një ofertë zyrtare për të.

Lexo po ashtu City bën një ofertë befasuese për Lucas Paquetan

Kampioni në fuqi i Anglisë ka ofruar 70 milionë euro për Paquetan, ofertë që nuk është pranuar nga West Hami.

Megjithatë Fabrizio Romano ka njoftuar se City ende nuk ka hequr dorë nga transferimi i brazilianit.

Lexo po ashtu Si Lucas Paqueta dhe Luiz Henrique i bënë me para miqtë e tyre në Brazil: Të dy morën karton të verdh në të njëjtën ditë – rasti po hetohet

Drejtuesit e gjigantit anglez janë duke pritur që West Ham të reflektojë dhe të pranojë ofertën e tyre për ta lënë Paquetan të transferohet në ‘Etihad Stadium’.

Nga ana tjetër vet lojtari është i etur për ta bërë një hap para në karrierë, pasi te City do të luante si titullar në mungesë të të lënduarit Kevin de Bruyne. /Telegrafi/