Manchester City ka dalë triumfues (3-1) ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës EFL (Carabao Cup) që u zhvillua në Old Trafford.
Bernardo Silva e zhbllokoi rezultatin në minutën e 17-të pasi pranoi një top nga Kyle Walker dhe goditi nga jashtë zonës për ta mposhtur David de Gean.
Epërsia e skuadrës mysafire u dyfishua me golin e Riyad Mahrez (33’), ndërsa kësaj radhe Bernardo Silva ishte asistuesi.
City e shënoi edhe golin e tretë në pjesën e parë që në fakt ishte autogol i Andreas Pereira (39’).
Krejt çfarë bënë Djajtë e Kuq në këtë ndeshje ishte një gol i nderit i realizuar nga Marcus Rashford në minutën e 70-të të takimit.
Fitorja prej 3-1 në terren mysafir e bën Manchester Cityn favorit për t’u kualifikuar për në finalen e Wembleyt, duke qenë se ndeshjen e kthimit e zhvillon në Etihad Stadium.
Ndeshja e kthimit ndërmjet rivalëve të qytetit të Mançesterit zhvillohet më 29 janar, ndërsa finalisti tjetër do të vendoset ndërmjet Leicester Cityt dhe Aston Villas. /Telegrafi/
https://twitter.com/lfcfreya/status/1214648054785232899
Marcus Rashford trying to rescue Man United from Shame… #MUNMCI pic.twitter.com/hPokDlYjSf
— Mwas Mchelsea (@MwasMchelsea_) January 7, 2020