Manchester City dhe Liverpooli i janë bashkuar garës për të siguruar shërbimet e mesfushori të Real Madridit, Isco Alarcon, përpara hapjes së afatit kalimtar veror.
Te enjten gjatë ditës u raportua se Isco pritet te largohet nga Santiago Bernabeu me përfundimin e këtij sezoni.
Mediat raportuan se shumë skuadra janë të interesuara për të, ku ndër më e përfolura ishte skuadra e Arsenalit.
Megjithatë, tani gazeta spanjolle AS raporton se Manchester City dhe Liverpooli do të bashkohen me Arsenalin në garë për shërbimet e Iscos.
Mesfushori kreativ pritet të lejohet të largohet nga Bernabeu në fund të sezonit pasi nuk është zgjidhje e parë në formacion.
Galaktikët po kërkojnë të rishikojnë skuadrën e tyre dhe besohet se kanë vënë në shënjestër yllin e Chelseat, Eden Hazard, si objektivin e tyre kryesor.
Kjo do ta lërë Iscon si tepricë ndaj kërkesave, me treshen e Ligës Premier midis pesë klubeve të interesuara për spanjollin.
Por, ata do të përballen me një luftë të madhe për ta sjellë atë në Angli, pasi në garë janë edhe Bayern Munich dhe Juventus. /Telegrafi/