Raportet në Angli vazhdojë ta lidhin Leonardo Bonucci me një kalim te Manchester City, ndërsa shtypi italian duket i bindur se Chelsea do të bëjë një tjetër lëvizje për mbrojtësin e Juventusit.
Sipas The Mirror, Pep Guardiola dëshiron që të forcoj seriozisht skuadrën e tij verën e ardhshme, teksa mendon që të bëjë një ofertë për mbrojtësin italian, Leonardo Bonucci, sulmuesin e Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Hector Bellerin e Arsenalit.
Megjithatë, calciomercato.com këmbëngulin se ish-trajneri i Juventusit, Antonio Conte është gjithashtu i etur për të nënshkruar me Bonuccin.
Përparësia kryesore e trajnerit italian me sa duket është i gatshëm për të bërë atë të mbrojtësit më të shtrenjtë në botë.
Sipas këtij mediumi, Bonucci dhe Juventus momentalisht nuk kanë hapur ende bisedimet për rinovimin e kontratës, por klubi është i vendosur për t’i ofruar atij një kontratë të re fitimprurëse në javët e ardhshme. /Telegrafi/