Telegrafi

City dhe Chelsea vazhdojnë me fitore në xhiron e 12-të në PL (Video)

Chelsea ka vazhduar me fitore në Ligën Premier, këtë herë fitoi me rezultat 0-4 ndaj West Bromwich Albionit.

Mysafirët ishin më të mirë dhe kjo ishte një fitore e lehtë për kampionët aktual.

Blutë në epërsi kaluan me golin e Alvaro Moratas në minutën e 17-të, ndërsa pas pesë minutash spanjolli asistoi te goli i Eden Hazard.

Në minutën e 38-të shënoi Marcos Alonso dhe ke rezultat 0-3 përfunduan 45 minuat e parë.

Pjesa e dytë ishte më e hershuar dhe golin e vetëm e shënoi Hazard, kjo pas asistimit nga Cesc Fabregas (spanjolli asistoi edhe te Alonso).

Pas kësaj fitore Chelsea ngjitet në vendin e dytë me 25 pikë, duke ndjekur kështu Manchester Cityn me 34 pikë në vendin e parë. West Bromi bie në vendin e 17-të me 10 pikë.

City fitoi ndaj Leiceser Cityt me lehtësi, duke mposhtur ‘Dhelpëruat’ me rezultat 0-2.

Golat u shënuan nga Gabriel Jesus (45’) dhe Kevin De Bruyne (49’).

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Pep Guardiolas është ndaj Huddersfield, kurse ajo e Antonio Contes kundër Liverpoolit. /Telegrafi/