Manchester City dhe Chelsea do të përpiqen ta mposhtin Manchester Unitedin për shërbimet e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba.
Francezi pritet të jetë lojtari më i kërkuar në afatin kalimtar veror, pasi klubet kryesore evropiane i kërkojnë shërbimet e tij.
Njoftimet e fundit vijnë nga Anglia, ku Djajtë e Kuq duan ta rikthejnë 23-vjeçarin. Megjithatë, Sky Sports raporton se për të janë të interesuar edhe Manchester City dhe Chelsea.
Nuk duhet harruar se shërbimet e mesfushorit i kërkojnë edhe dy gjigantët spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona.
Mirëpo, për ta bindur Juven që ta lëshojë Pogban, duhet të paguhet shuma prej 100 milionë eurosh. /Telegrafi/