Telegrafi

Çitaku: Urat që i duhen Kosovës janë urat me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për qasjen e saj ndaj hapjes së Urës së Ibrit.

Në platformën sociale Facebook, ajo ka theksuar se prioriteti i Kosovës duhet të jetë forcimi i lidhjeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

“Kosovës i nevojiten urat që forcojnë integritetin dhe pozitën e saj ndërkombëtare. Urat që kemi, i kalojmë bashkë me aleatët tanë. Duhet më shumë përmbajtje dhe më pak simbolikë,” ka shkruar Çitaku në një postim në Facebook.

Kjo deklaratë vjen pasi kryeministri Albin Kurti, të mërkurën, tha se “urat na bashkojnë” dhe se ura mbi lumin Ibër duhet të jetë simbol i normalizimit.

Çitaku, megjithatë, theksoi se qeveria duhet të fokusohet më shumë në përmbajtje sesa në gjeste simbolike./Telegrafi/