Telegrafi

Çitaku thotë se situata është shumë serioze: Kryeministër a ke plan, si do të veprojmë nesër?

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK) Vlora Çitaku ka reaguar në lidhje me ngjarjet në Bruksel.

Përmes një shënimi në Facebook, Çitaku ka thënë se situata është shumë serioze.

Ajo ka kërkuar koordinim me aleatët e jo prishje të aleancave.

“Secila e arritur deri më sot, nga çlirimi deri tek pavarësia e shtet ndërtimi, e ka vulën e luftës sonë dhe mbështetjes ndërkombëtare. Kosova ka shënuar fitore kur është koordinuar me aleatët tanë. Kryeministri e ka për detyrë ta mbrojë Republikën, dhe t’i fuqizojë aleancat. Jo t’i cenojë ato”.

Çitaku ka thënë se  nuk është vazalitet e as nënshtrim koordinimi me SHBA-të dhe BE-në.

“Në fakt është vlerë koordinimi me ta”, ka shkruar Çitaku.

Ajo thotë se situata është shumë serioze.

“Kryeministër a ke plan? Si do të veprojmë nesër? A është Kosova më mirë sot, apo para 1 viti?”, ka shkruar tutje Çitaku./Telegrafi/