Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi tre zyrtarë policorë janë kidnapuar nga forcat serbe brenda territorit të vendit.
Çitaku në reagimin e saj ka thënë se ky nuk është vetëm një akt agresioni, por edhe çmenduri.
“Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer nga forcat serbe, brenda territorit të Kosovës. Ky nuk është vetëm një akt agresioni. Kjo është çmenduri”, ka shkruar ajo në Twitter.
Three Kosovo Police officers have been kidnapped by Serbian Forces, inside the territory of #Kosovo.
This is not only an act of aggression. This is maddens. pic.twitter.com/V1GSH5iEwW
— Vlora Çitaku ?? (@vloracitaku) June 14, 2023
Tre zyrtarë policorë kufitar janë kidnapuar këtë të mërkurë në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Kosovës.
Policia ka njoftuar se ata dyshohet që janë kidnapuar nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.