Site icon Telegrafi

Çitaku i reagon Osmanit e Haxhiut: E dimë kush e ka kundërshtuar rrejshëm, e kush sinqerisht Specialen

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të cilat duke folur për Gjykatën Speciale kanë thënë se “dihet kush ka votuar për themelimin e saj”.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se spektri politik në Kosovë duhet të mundohet t’i tejkaloj inatet politike kur flitet për themelimin e Speciales, derisa ka theksuar se ‘’e dimë dhe e mbajmë mend se kush çfarë qëndrimi ka mbajtur atë botë’’.

Lexo po ashtu Reagime të ashpra nga PDK e veteranët, pas deklaratave të Osmanit për Specialen e Raportin e Martyt

Sipas saj, nuk ka pasur rrugë tjetër pas miratimit të raportit, siç e ka quajtur, monstruoz nga ana e Këshillit të Evropës.

“Dje Presidentja e sot Ministrja e Drejtësisë janë përkujdesur me na e përkujtua se kush ka bërë presion për themelimin e Gjykatës Speciale. E dimë dhe e mbajmë mend shumë mirë. Sikurse e dimë që nuk ka pasur rrugë tjetër pas miratimit të atij raporti monstruoz nga ana e Këshillit të Evropës”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Haxhiu për Specialen: E kemi gjetur fakt të kryer, përgjegjës të mbahen ata që ua kishin ndrydhur duart deputetëve në kohën kur u themelua

“Sikurse e dimë dhe e mbajmë mend kontekstin ndërkombëtar në atë kohë. Sikurse e dimë dhe e mbajmë mend se kush çfarë qëndrimi ka mbajtur atë botë. Sikurse e dimë dhe e mbajmë mend se kush e ka kundërshtuar sinqerisht, kush e ka kundërshtuar rrejshëm, kush e ka miratuar si domosdoshmëri, si dhe kush e ka miratuar me entuziazëm, pa fije presioni”. /Telegrafi/

Exit mobile version