Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar me një shkrim në Facebook për zhvillimet e fundit në vend.
Ajo ka thënë se Kosova nuk është e Kurtit dhe sipas saj qeveritë shkojnë e vijnë, por Kosova është shtëpia e përbashkët dhe mëmëdheu ynë.
“Kosova nuk është e Albin Kurtit. Kosova është mëmëdheu ynë. Shtëpia jonë e përbashkët. Qeveritë shkojnë e vijnë, e Kosova është e përjetshme”.
Çitaku ka thënë tutje se opozita e tanishme nuk duhet të bëjë gabimet e opozitës së Kurtit duke mohuar edhe Kosovën.
“Opozita e mëhershme, padurimin ndaj udhëheqësve të kohës e ka shndërrua në mohim ndaj Kosovës dhe gjithçkaje. Nuk guxojmë të biem në atë grackë”, ka shkruar tutje Çitaku duke shtuar se Kosova e ëndrrave tona do të jetësohet./Telegrafi/