Telegrafi

Cili pozicion gjatë bërjes seks djeg më së shumti kalori?

Këshilla e seksologut Basheer Ahmad Roy, është që nëse çiftet dëshirojnë të mirëmbajnë figurën e trupit me anë të seksit, patjetër duhet që aktivitetet e tyre seksuale t’i zgjasin së paku 15 minuta.

Njëri nga pozicionet i cili më së shumti i aktivizon muskujt e mashkullit është pozicioni tradicional misionar. Derisa në partneren e vet ai mbahet me duar e këmbë, balancohet në atë mënyrë që të mos e ndrydh dhe të mos e lëndojë atë, transmeton Telegrafi.

Mënyra e këtillë nënkupton lëvizje të ndryshme të mëdha apo të vogla të grupeve të muskujve, duke përfshirë edhe ato të rajonit të abdomenit, si edhe djegie të kalorive.

Lexo po ashtu Zbulojeni: Ja çfarë thotë poza e preferuar në seks e të dashurit tuaj!

Nëse femra pozicionohet në atë mënyrë që me shputa prek shtratin, apo dyshemenë, do t’i aktivizojë pothuajse të gjithë muskujt e trupit.

Në këtë pozicion lëvizjet mundësojnë kontraktimin e muskujve të barkut, por ajo që është e rëndësishme është zgjatja e raportit dhe thellimi i rezultateve në të gjithë muskujt. /Telegrafi/