Philippe Coutinho pritet që në këtë verë të largohet nga Barcelona, derisa është në kërkim të një klubi të ri.
Skuadra katalunase dëshiron që të harrojë sa më parë gabimin e madh që bënë në transferimin ne brazilianit, derisa Bayern Munich që e kishte në huazim, nuk janë të interesuar të blejnë kartonin e tij.
Agjenti i Coutinhos, Kia Joorabchian është duke punuar që të rikthejë atë në Ligën Premier, aty ku luante për Liverpoolin, por tani janë rivalët e The Reds që e duan transferimin e tij.
Arsenal
Mikel Arteta është duke kërkuar me ngulm që skuadra të përforcohet në këtë verë, në mënyrë që të rikthehen në Ligën e Kampionëve.
Coutinho do të ishte një transferim ideal për ta, pasi lojtari e njeh shumë mirë Ligën Premier dhe ka arritur të dëshmojë vetën.
Mundësia e realizimit: 6/10
Chelsea
The Blues janë duke punuar shumë në transferimin e Kai Havertzit nga Bayer Leverkuseni, mirëpo nuk përjashtohet mundësia që marrëveshja të dështojë shkaku i 90 milionë eurove që i kërkojnë gjermanët.
Në rast se marrëveshja dështon, atëherë Chelsea do të shkonte për Coutinhon, por për këtë ide, ata duhet të nxitojnë në njërën prej dy shënjestrave edhe pse Havertz thuhet se do të kalojë në Stamford Bridge.
Mundësia e realizimit: 4/10
Leicester City
Dhelprat dështuan që të kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ri, mirëpo që do të luajnë në Ligën e Evropës.
Brendan Rodgers po punon që të transferojë Coutinhon në King Power Stadium, në mënyrë që të shpresojnë në një mrekulli sikurse me Claudio Ranierin.
Mundësia e realizimit: 7/10
Tottenham Hotspur
Edhe pse arritën me shumë mund që të kualifikoheshin në Ligën e Evropës, Spurs po punojnë në shënjestra të mëdha.
Jose Mourinho është duke tentuar që të bind Coutinhon që të kalojë te Tottenhami, derisa do të bënte atë yllin e skuadrës.
Mundësia e realizimit: 8/10
Newcastle United
Skuadra angleze është duke kërkuar një pronar të ri, shkaku që Mike Ashley ka konfirmuar që do të shesë të gjitha aksionet.
Magpies kanë zgjuar interesimin e shumë miliarderëve nëpër botë, mirëpo ende nuk është e konfirmuar se kush mund të blejë klubin.
Në rast se klubi shitet të Muhammad bin Salan, princi i Arabisë Saudite, atëherë Coutinho mund të jetë transferimi i parë.
Mundësia e realizimit: 3/10. /Telegrafi/