Telegrafi

Cila ishte marrëdhënia e Putinit me Prigozhinin ndër vite?

Vladimir Putin dhe Yevgeny Prigozhin kanë pasur një marrëdhënie të komplikuar muajt e fundit.

Për më shumë se 20 vjet, ata dukej se kishin një mirëkuptim të ndërsjellë: Prigozhin do të bëhej i pasur, ndërsa Putin mund të përdorte forcat ushtarake të liderit mercenar.

Kështu, Prigozhin operonte në hije, duke e bërë atë jokërcënues për presidentin rus.

Por kohët e fundit ai u emërua si udhëheqësi i grupit ushtarak privat Wagner dhe profili i tij u ngrit – duke shkaktuar një sërë ngjarjesh që mund të kenë çuar në vdekjen e tij të parakohshme, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Rrugët e Putin dhe Prigozhin ka të ngjarë të jenë kryqëzuar fillimisht në fillim të viteve 1990, kur ky i fundit u bë shefi ekzekutiv i biznesit të lojërave të fatit Spectrum CJSC.

Në atë kohë, Putin ishte kryetar i bordit mbikëqyrës të kazinove dhe lojërave të fatit.

Lexo po ashtu Vjen edhe reagimi i Putinit pas rrëzimit të aeroplanit në të cilin thuhet se gjeti vdekjen Yevgeny Prigozhin

Prigozhin më vonë hyri në biznesin e restoranteve, duke i shërbyer Putinit dhe presidentit të atëhershëm francez Jacques Chirac në një nga vendet e tij.

Kështu, ai mori edhe nofkën “kuzhinieri i Putinit”.

Ndërkohë në vitin 2014, Prigozhin themeloi Wagner Group – i cili filloi të luante një rol aktiv në operacionet e Rusisë në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Dhe kur Rusia filloi pushtimin në Ukrainë vitin e kaluar, mercenarët e Wagner u vendosën gjithashtu atje.

Prigozhin gjithashtu filloi të rekrutonte masivisht kriminelë nga kriminelët rusë për të shërbyer në ushtrinë e tij, duke u thënë atyre: “Unë kam autoritet të veçantë nga presidenti,… më duhet ta fitoj këtë luftë të mallkuar me çdo kusht”.

Por pas vitesh që ka bërë punën e pistë të Kremlinit, tani duket se Prigozhin mund të “jetë treguar si tepër ambicioz”.

Ekspertët kanë thënë se Kremlini e lejoi Prigozhin të bënte atë që donte për sa kohë që ai mbeti i dobishëm për Putinin – por pas kryengritjes së tij jetëshkurtër, ajo kohë tani mund të ketë mbaruar. /Telegrafi/