Site icon Telegrafi

Cila është dyshja më e mirë në Serie A?

Nëse Roma vazhdon ndjekjen nga Juventusin dhe matematika i lejon ende të shpresojë, kjo ecuri ka të bëjë shumë edhe me ecurinë e sulmit dhe dyshes, Mohamed Salah e Edin Dzeko.

Kjo për faktin se Edin Dzeko me 34 gola të shënuar këtë sezon, është vetëm dy gola larg rekordit të tij personal, ndërsa egjiptiani po përjeton vitin e tij më të mirë të karrierës.

Me golin ndaj Bolognas që erdhi pikërisht me një asistim i boshnjakut, Salah ka arritur kuotën e 15 golave dhe jo vetëm, pasi ka dhënë edhe 11 asistime.

Lexo po ashtu ‘Guri’ në fushë, ‘tru’ në shkollë – Chiellini me master në Ekonomi dhe Manaxhment (Foto)

Roma është skuadra më e mirë e fazës së dytë në Serie A, ku ka grumbulluar 30 pikë, një më tepër se Juventusi dhe madje ka edhe sulmin më të mirë për sa i përket dysheve startuese.

Dyshja më e mirë në Serie A, Dzeko e Salah

Dzeko dhe Salah formojnë një çift me rendimet jashtëzakonisht të mirë. Të dy së bashku kanë shënuar 49 gola duke dhënë edhe 21 asistime në të gjitha garat.

Në kampionat askush nuk është si ata, pasi kanë shënuar në total 35 gola, ndërkohë që Dybala dhe Higuain, dyshja e Juventusit kanë shënuar 29 gola.

Higuain dhe Dybala janë gjetur mjaftë mirë me njëri – tjetrin

Më mirë se HD e Juventusit janë dyshja e Napolit, Mertens dhe Insigne. Këta dy kanë shënuar 32 gola.

Insigne dhe Mertens mjaftë mirë mes vete

Nëse Dzeko dhe Salah nuk ndalen, Roma mund të ketë shans për të ëndërruar një përmbysje të pabesueshme ndaj Juventusit në fundin e sezonit. /Telegrafi/

Exit mobile version