Në episodin e radhës “Shëndeti në rend të parë”, gjinekologu Memli Morina, ka folur për shëndetin riprodhues, ciklin menstrual, ovulimin, infeksionet e ndryshme, cistat, kancerin e qafës së mitrës dhe menopauzën.
Morina ka treguar po ashtu sa shpesh duhet të kemi një kontroll gjinekologjike për të pasur një pasqyrë të shëndetit riprodhues.
Në podcastin “Shëndeti në rend të parë” me autore Besnike Salihu, gjinekologu Morina ka treguar pse disa gra kanë dhimbje të forta gjatë menstruacioneve dhe si të menaxhohet.
Si ta përgatisim sa më mirë trupin për një shtatzëni, kur ndodh ovulimi dhe si bëhet përcaktimi i gjinisë gjatë një shtatzënie?
Pse është i rëndësishëm Pap Testi në mënyrë që ndryshimet në qafën e mitrës të zbulohen me kohë, pasi simptomat e kancerit të qafës së mitrës i vërejmë kur sëmundja është në fazën agresive?
Kur nis menopauza, cilat janë simptomat e si të menaxhohet më lehtë?
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar, podcast ky që qëllim informimin e qytetarëve nga profesionistë të fushës për çështje të ndryshme shëndetësore. /Telegrafi/