Telegrafi

ChromeOS do të merr turbullimin e integruar të sfondit dhe veçori të tjera në thirrjet me video

Teksa aplikacionet e thirrjeve me video janë bërë esenciale për të kryer punë moderne, ChromeOS po përgatitet që t’i përmirësojë ato aplikacione me sfond të turbulluar dhe me mjete të tjera të dobishme.

Viteve të fundit, shumica e punës është zhvendosur në internet, veçanërisht takimet. Edhe bashkimi me miqtë është bërë më i lehtë me aplikacionet me video si Google Meet, Zoom e shumë të tjera.

Disa aplikacione ofrojnë mënyrat e tyre për përmirësimin e videove me efekte të cilat mund të ndryshojnë sfondin tuaj, turbullojnë mjedisin tuaj apo edhe të rregullojnë sasinë e dritës në dhomën tuaj, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë disa pajisje të reja sikurse Macs dhe Apple Silicon përfshijnë efekte të integruara të videove, si turbullimi i portretit dhe riformulimi i “Center Stage” që funksionojnë në çdo aplikacion i cili përdor kamerën tuaj.

Sipas një ndryshimi të ri të kodit, duket se ekipi i ChromeOS po kërkon që ta kopjojë efektet e integruara të kamerës të macOS.

Ky ndryshim do të fillojë me një opsion për turbullimin e integruar të sfondit, fillimisht i kyçur pas një ndërrimi funksionesh.

9to5google shkruan se nga ato informata që mund t’i bëjnë bashkë, turbullimi i sfondit do të fuqizohet nga “machine learning”, që do të thotë se do të jetë në dispozicion vetëm për pajisjet më të reja të ChromeOS.

Momentalisht, Google po i teston efektet e turbullimit të sfondit tek pajisjet Chromebook të cilat kanë gjeneratën 11-të dhe 12-të të procesorit Intel. /Telegrafi/