Telegrafi

Chris Brown me kritika të ashpra pasi gruaja e Trump kopjoi gruan e Obamas (Video)

Chris Brown ka pasur fjalë të rënda kritike për Donald Trump dhe gruan e tij, pasi kjo e fundit e kopjoi bashkëshorten e Barack Obamas.

Fjalimi i gruas së Donald Trump, Melanias, ishte identik me atë të Michelle Obamas në vitin 2008.

Në fakt, plagjiatura tash po bën xhiron e botës dhe nuk u lë pa u kritikuar nga shumë personalitete.

Ndër ata që ka kritikuar më së shumti ishte Chris Brown, i cili në Instagram ka shprehur habinë e tij se si po lihen njerëz të tillë të kenë mundësi të drejtojnë politikat e shtetit amerikan. /Telegrafi/