Telegrafi

Challandes para ndeshjes me Anglinë: Jam tifoz i madh i Guardiolës dhe Kloppit

Bernard Challandes është deklaruar për përballjen ndaj Anglisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Trajneri i Kosovës ka thënë se e di se do të jetë një takim i vështirë, mirëpo ndaj ‘Tre Luanëve’ do të kërkojnë fitore.

Në mes tjerash, strategu i ‘Dardanëve’ ka vlerësuar edhe trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiolan dhe atë të Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Lexo po ashtu Trajneri i Anglisë, Southgate: Kosova do të sjellë shumë tifozë me vete, do të jetë natë e madhe

“E mbështes Manchester Cityn, sepse jam fans i Guardiolës, gjithashtu edhe i Kloppit. E dua atë sistem të futbollit. E dua futbollin që e zbaton Guardiola dhe mentalitetin që e ka Liverpooli, skuadra e Jurgen Klopp”, ka thënë Challandes.

Trajneri zviceran është optimist se mund të nxjerrin një rezultat pozitiv ndaj ‘Tre Luanëve’, mirëpo që duhet të kenë kujdes maksimal në të gjitha repartet. /Telegrafi/

Pep Guardiola me Jurgen Kloppin