Telegrafi

Chiesa pritet të largohet nga Fiorentina, tri skuadrat e mëdha italiane kanë gati ofertat për të

Federico Chiesa ende nuk e ka të sigurt qëndrimin te Fiorentina.

Super talenti italian po kërkohet me ngulm nga skuadrat e mëdha si Inter, Roma dhe Juventus.

Pasi kanë siguruar shërbimet e veteranit Franck Ribery, Fiorentina mund ta shes Chiesan në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

Mediat italiane kanë raportuar se tri skuadrat e mëdha, Roma, Inter dhe Juventus do të tentojnë të transferojnë Chiesan.

21-vjeçari ka shkëlqyer në dy stinorët e fundit në Serie A duke u bë pjesë e rëndësishme edhe e Kombëtares së Italisë.

Federico Chiesa. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Fiorentina mund ta lë të lirë të largohet ylli i tyre vetëm nëse vije një ofertë më e lartë se 60 milionë euro.

Juventus do ta transferonte vetëm nëse e largon Dybalan, ndërsa Inter synon që një gjë të tillë ta bëjë vitin tjetër duke shpresuar që Chiesa mos të largohet.

Në anën tjetër Roma mund të përdor disa lojtarë në marrëveshje si Diego Perotti, Patrick Schick si dhe para në këmbim të Chiesas. /Telegrafi/