Site icon Telegrafi

Chiellini: Nuk kam besuar në transferimin e Ronaldos, do të shohim nëse do të na bashkohet edhe Bonucci

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini e quan Leonardo Bonucci “një mik”, por nuk e di nëse do të kthehet nga Milani.

Bardhezinjtë duket se janë në prag të marrëveshjes së shkëmbimit që do të shoh rikthimin e mbrojtësit të qendrës në Torino pas vetëm një sezoni, me Mattia Caldara që do të lëvizë në drejtim të kundërt.

“Leonardo, për mua, është një mik”, tha Chiellini për ESPN.

“Unë nuk jam president apo drejtor, kështu që ne do të shohim se çfarë do të ndodh deri në fund të afatit kalimtar të transferimeve të Serie A. Do të shohim nëse Leonardo është këtu”, tha italiani.

Chiellini gjithashtu foli edhe për transferimin e Cristiano Ronaldos, i cili gjatë ditës së djeshme i është bashkuar në stërvitje bashkëlojtarëve në Juventus.

“U thashë miqve të mi: ‘Jo, është e pamundur’. Pas një dite, ndoshta është e mundur.

“Me drejtorët tanë është bërë një realitet. Juventusi po rritet vit pas viti dhe neve na duhet një kampion si Cristiano”.

“Jemi të gatshëm të punojmë me të, duke përfshirë të gjithë lojtarët dhe menaxhmentin e klubit. Shpresojmë se mund të na ndihmojë të arrijmë objektivin tonë”, tha reprezentuesi italian.

Theksojmë se gjatë orëve të para të ditës së nesërme Juventus do të takohet me yjet e MLS-it. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)
Exit mobile version