Telegrafi

Chiellini: Icardi, kundërshtari im më i fortë

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini e ka cilësuar Mauro Icardin e Interit si kundërshtari i tij më i fortë – përveç bashkëlojtarit Cristiano Ronaldo.

Mbrojtësi italian e fitoi duelin kundër Icardit në Derby d’Italia të premten e kaluar pasi Juventusi mposhti minimalisht 1-0 Interi.

Por, kapiteni i Zonjës së Vjetër është plot respekt për sulmuesin argjentinas të Nerazzurrëve.

Lexo po ashtu Në Itali zgjidhen më të mirët: Juventusi, Max Allegri dhe Mauro Icardi mbretërojnë në Serie A

Sipas Chiellinit, Icardi është kundërshtari i tij më të fortë dhe sulmuesin e dytë më të mirë në zonë.

Icardi dhe Chiellini njihen për duelet e forta mes vete

“Sipas mendimit tim, Icardi është sulmuesi i dytë më i mirë në zonën e penalltisë që kam markuar ndonjëherë”, tha Chiellini për DAZN.

“Ai ju largon juve mentalisht, kështu që ju duhet të përqendroheni në të gjatë gjithë kohës”.

Lexo po ashtu Një rrëfim për Mauro Icardin sa ishte pjesë e Barcelonës – qëndrimi tri vite dhe arsyeja pse ai e la La Masian për të kaluar në Itali

“Unë kam takuar vetëm një që është më keq në këtë drejtim, por ai është duke luajtur me mua këtë vit!”, përfundoi italiani.

Ndryshe, Icardi është golashënuesi kryesor i Serie A në vitin e fundit, ndërsa këtë sezon është në garë me Ronaldon dhe Piatekin e Genoas. /Telegrafi/