Telegrafi

Chiellini: Guardiola, Conte dhe Allegri, janë trajnerë specialë

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini ka thënë se do të pëlqente të punonte me Pep Guardiolan, derisa ka mësuar shumë nga Massimilano Allegri dhe Antonio Conte.

Ai ka dhënë një intervistë për Martina Colombari në Instagram, duke zbuluar disa detajet interesante.

“E kam shikuar dokumentarin e Manchester Cityt dhe mund të shikon karizmin e Guardiolas, është special, edhe me pikat e dobëta”, ka thënë Chiellini.

“Për dikë që është i pasionuar pas futbollit, ju mund të tregoni menjëherë gjërat e mrekullueshme. Nuk e kam pasur të njoftohem më afër me Guardiolan, por e kam shikuar nga distanca”.

Chiellini ka punuar edhe me disa strategë të mëdhenj si Conte, Allegri e Maurzio Sarri.

“Derisa Conte arriti, një mbrojtës ishte thjeshtë mbrojtës. Ai fokusohej në gjëra të thjeshta, duke mos krijuar lëvijze, por nga fillimi kur krijohen ato. Antonio kërkoi shumë nga unë dhe unë bëra më të mirën”.

“Allegri dhe Conte ishin gjeni në taktikat e tyre dhe më ndihmuan shumë që të bëhem një mbrojtës më i mirë dhe t’i lexoj taktikat e kundërshtarit më mirë”.

“Kam punuar edhe me Marcello Lippin që kishte raporte të sinqerta me çdo lojtar dhe e kam vlerësuar shumë me atë që më ka ndihmuar në aspektin e lojës”, ka shtuar më tej ai.

Chiellini ka zbuluar se do të dëshironte të punonte edhe me Zlatan Ibrahimovicin për shkak të etikës që ka në punë dhe mënyrës se si i çaset një ndeshje. /Telegrafi/