Telegrafi

Chiellini me gjest kontravers, pyeti Marcelon “sa para kanë paguar” (Foto/Video)

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, nuk ka mundur të përballojë vendimin e gjyqtarit në ndeshjen kthyese ndaj Real Madridit.

Me t’u akorduar penaltia ishte Buffon ai që u përjashtua nga loja prej gjyqtarit Oliver për shkak të protestave.

Protesta dhe fërikme pati mes lojtarëve po ashtu, ku veçohet nga mediat italiane gjesti i Giorgio Chiellinit.

Ai bëri gjestin e “parave” në drejtim të Marcelos dhe sipas Mediasetit, Chiellini ka pyetur Marcelon “sa para keni paguar” me këtë gjest.

Chiellini sigurisht se ishte ndarë i pakënaqur me këtë vendim pas një paraqitje të shkëlqyer nga Juventusi që kishte epërsinë prej 3-0 në këtë takim dhe priste vazhdimet në çdo moment.

Juventusi kështu u eleminua me rezultat të përgjithshëm 4-3 pas dy ndeshjeve pas penaltisë së ekzekutuar me përpikmëri nga Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/