Site icon Telegrafi

Chiellini: Është në rregull që Messi e ka fituar Topin e Artë, vitin e kaluar Ronaldo ishte vjedhur

Giorgio Chiellinin e ka komentuar ceremoninë e Topit të Artë që u zhvillua mbrëmë në kryeqytetin e Francës, në Paris.

Kapiteni i Juventusit ka thënë se Lionel Messi e ka merituar çmimin më të madh individual për një lojtar, por që ka komentuar edhe vitin e kaluar.

Mbrojtësi italian deklaroi se Cristiano Ronaldo ishte vjedhur në edicionin e kaluar nga Real Madridi, pasi Topi i Artë përfundoi në duart e Luka e Modricit.

“Është në rregull që Lionel Messi e ka fituar Topin e Artë në këtë vit”, ka thënë fillimisht Chillini.

Lexo po ashtu Lionel Messi, fiton Topin e Artë të gjashtë në karrierë

“Vjedhja më e madhe ishte në vitin e kaluar. Real Madridi vendosi që Crisitiano mos ta fitonte Topin Artë”.

“Ishte shumë e çuditshme”, ka shtuar më tej italiani, duke bërë me dije se bashkëlojtari i tij e ka merituar. /Telegrafi/

Exit mobile version