Site icon Telegrafi

Chiellini: E urrej ta shoh Conten te Interi, shpresoj të mos fitojë asgjë

Giorgio Chiellini dhe Antonio Conte (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Giorgio Chiellini ka folur për ish-trajnerin e tij te Juventusi, Antonio Conten, i cili po lidhet me stolin e Interit.

Conte po lidhet tash e disa muaj me stolin e Interit, ku shumë media italiane po e japin tashmë të kryer marrëveshjen mes palëve.

Lexo po ashtu Conte ka vendosur ta marr drejtimin e Interit

Megjithatë, një ish-lojtar dhe mik i tij, Chiellini, e ka uruar Conten të mos fitojë asgjë nëse bëhet trajner i Nerazzurrëve.

Conte dhe Chiellini duke festuar me fanellën e Juventusit (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Unë urrej të shoh Conten në Inter, por kjo është jeta. E kuptoj se ai është një profesionist, por ta shohësh atë në Inter do të ishte e çuditshme”, ka thënë fillimisht Conte.

“Nuk është një kritikë, të gjithë e dinë se kam një marrëdhënie të veçantë me Antonion”.

Lexo po ashtu Interi i Contes gati - Lukaku e Sanchez në sulm, Xhaka në mesfushë

“Çfarë mund të them, unë shpresoj se çdo gjë shkon mirë për të, por uroj të mos fitojë asgjë në Inter.

“Është e vërtetë se kur ai e trajnoi Chelsean, e mbështeta shumë atë. Në Inter, jo, nuk mund ta bëj këtë”, përfundoi kapiteni i Juventusit. /Telegrafi/

Exit mobile version