Telegrafi

Chelseat i ofrohet mundësia e transferimit të Iscos

Chelseat i është ofruar mundësia që ta transferojë Iscon në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori spanjoll nuk shihet më si pjesë e planeve të Zinedine Zidanes, andaj është i lirë që të largohet nga Santiago Bernabeu.

27-vjeçari pritet të shitet nga Los Blancos, në mënyrë që t’i lirojë vendin transferimit të Christian Eriksenit nga Tottenham Hotspuri.

Isco (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Sipas Daily Mailit, The Blues kanë ofruar 50 milionë euro për transferimin e spanjollit në afatin kalimtar të dimrit.

Lexo po ashtu Bale dhe Isco mund të largohen që në janar nga Real Madridi

Isco pritet të largohet nga madrilenët pas gjashtë vite e gjysmë të kaluara te mbretërit, derisa ka shënuar 48 gola në 290 paraqitje.

Gjatë kohës së tij në Spanjë, ai ka fituar La Ligan, Kupën e Mbretit dhe katër Liga të Kampionëve. /Telegrafi/