Chelsea nuk arriti të tundojë Edin Dzekon nga Roma në afatin e janarit, por ka raporte që klubi do të provojë përsëri gjatë verës.
Giallorossët ishin shumë të hapur për largimin e Dzekos pas marrjes së ofertës në afatin kalimtar të dimrit, por lojtar tha se oferta nuk ishte e mjaftueshme për të detyruar një shitje.
Sipas faqes spanjolle El Gol Digital, Chelsea po përgatit një tjetër përpjekje për të marrë Dzeko në fund të sezonit.
Çmimi i tij duhet të bjerë ndjeshëm, pasi ai ka mbushur 32 vjeç javën e kaluar, por mbetet në formë të mirë me 17 gola dhe pesë asistime në 37 ndeshje konkurruese këtë sezon.
Kjo përfshin katër gola në Ligën e Kampionëve, ku ai shënoi edhe dy gola kundër Chelseat në Stamford Bridge.
Roma ka arritur në çerekfinale, ku do të përballen me Barcelonën, ndërsa klubi anglez i Antonio Contes mund të mos-kualifikohet fare për turneun vitin e ardhshëm.
Klubi italian thuhet se është i gatshëm që gjatë verës ta lejoj largimin e boshnjakut nëse një klub ofron 25-30 milionë euro. /Telegrafi/