Site icon Telegrafi

Chelsea do ta shesë Mountin në verë nëse nuk arrijnë marrëveshje për kontratën e re

(Foto: Getty)

Mason Mount mund të jetë drejt largimit nga Chelsea në afatin kalimtar veror, nëse palët nuk arrijnë marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

24-vjeçari ka marrëveshje me Blutë deri në vitin 2024, por nëse nuk arrihet marrëveshja për kontratë të re, atëherë – sipas The Athletic – klubi do ta nxjerrë në shitje në afatin e ardhshëm kalimtar.

“Ofertat për kontrata janë refuzuar. Bisedimet nuk po zhvillohen. Ato do të rikthehen në verë, ndërsa Chelsea ose do t’ia rinovojë kontratën ose do ta shesë”, ka thënë gazetari David Ornstein.

(Foto: Getty)

Në anën tjetër, Liverpooli, Manchester City dhe Manchester Unitedi janë duke e monitoruar situatën e Mount në Stamford Bridge.

Lexo po ashtu Nëse jo te Chelsea, dy gjigantët evropianë e duan me ngulm Mountin

Gazetari i The Athletic ka treguar edhe arsyet pse palët nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë marrëveshje deri më tani, duke qenë se është një proces i komplikuar, pasi që paga e tij po krahasohet me disa prej bashkëlojtarëve, ashtu që oferta dhe kërkesa janë larg njëra-tjetrës. /Telegrafi/

Exit mobile version