Site icon Telegrafi

Chelsea do ta paguajë 100 milionë euro Interin për klauzolën e Icardit

Mauro Icardi po kalon nëpër një sezon të shkëlqyer në ligën elitare italiane.

Argjentinasi duket se është në formën jetësore në Serie A, ku deri më tani ka shënuar 11 gola një herë asistuar.

Kjo ka bërë që shumë skuadra evropiane të interesohen për shërbimet e sulmuesit, ku mesin e tyre është Chelsea.

Kjo e fundit është e gatshme të paguajë klauzolën e largimit të futbollistit, e cila kap shifrat e 100 milionë eurove.

Icardi përgjatë këtyre katër vjetëve te Interi ka shënuar 82 gola në 135 paraqitje

“Gol Digital” raporton se londinezët janë të gatshëm që të takohet me Icardin edhe në afatin kalimtar të janarit.

“The Blues” në këtë formë do të kishin në repartin sulmues një dyshe të fortë së bashku me Alvaro Moratan.

Vlen të theksohet se edhe Arsenal dhe Real Madrid janë përmendur si destinacionet e ardhshme të Icardit. /Telegrafi/

Exit mobile version