Kampioni aktual i Ligës Premier, Chelsea ka bërë hetimet paraprake me Barcelonën për talentin francez, Ousmane Dembele.
Pavarësisht se talenti francez u transferua vetëm në verë te Barcelona nga Borussia Dortmund, lëndimi e ka penalizuar të luaj me Blaugranët.
Megjithatë, ofertat në drejtim të tij thuhet se nuk mungojnë dhe Dembele gjendet në radarin e skuadrave të njohura evropiane.
Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Blutë e Londrës kanë lëvizur në drejtimin për të marr talentin francez nga duart e katalunasve.
Ky medium raporton se Chelsea dhe Antonio Conte e shohin Dembelen si zëvendësim perfekt për belgun Eden Hazard.
Klubi anglez janë të etur për të mos e humbasin yllin e tyre belg dhe janë të gatshëm të paguajnë shifra të larta për të mos i refuzuar të nënshkruajë një kontratë të re.
Real Madridi janë duke përgatitur një ofertë masive për Hazardin këtë verë – me ndërmjetësuesit dhe agjentët që paralajmëruan Chelsean për planet e tyre.
Në reagim ndaj kësaj, Chelsea ka regjistruar interesimin e tyre me Barcën për Dembelen, i cili kushtoi plot 105 milionë euro. /Telegrafi/