Chelsea thuhet se është gati të ofrojë 35 milionë euro plus shërbimet e mbrojtësit Andreas Christensen në mënyrë që të nënshkruajë me yllin e Romës, Cengiz Under.
Under po shkëlqen me fanellën e Giallorossëve që nga transferimi i tij në fillim të sezonit të kaluar.
Paraqitjet e tij të mira, me gola dhe asistime kanë bërë që shumë skuadra evropiane të vihen pas tij.
Arsenali ka shfaqur interes tash e sa kohë, por rivalët e tyre lokal, Chelsea, gjithashtu e duan yllin turk në skuadër.
Sipas mediumit italian Calciomercatoweb.it, Maurizio Sarri dhe klubi i tij i Ligës Premier janë vendosur fort pas reprezentuesit të Turqisë.
Propozimi i Bluve thuhet se është në vlerën e 35 milionë eurove plus shërbimet e mbrojtësit danez, 22-vjeçarit Christensen.
Under ka qenë i lidhur me një largim gjatë afatit kalimtar të janarit, me Bayern Munich që kanë qenë njëri nga favoritët.
21-vjeçari i kushtoi 13.4 milionë euro plus bonuse Romës për të nënshkruar me të nga Istanbul Basaksehir në verën e vitit 2017. /Telegrafi/