Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino ka përfunduar në listën e dëshirave të klubit londinez, Chelsea.
Blutë thuhet se janë të gatshëm të largojnë italianin Maurizio Sarri pas përfundimit të sezonit.
Trajneri italian thuhet se nuk ka përmbushur pritshmëritë e drejtuesve të klubit londinez dhe tani ata po shikojnë për pasuesin e tij.
Sipas mediumit britanik Sunday Express, Chelsea është shfaqur befasisht si pretendentë në betejën për të marrë Pochettinon nga Tottenhami.
Argjentinasi thuhet se është kandidati kryesor për të marrë përsipër detyrën e trajnerit te Manchester United në fund të sezonit, por gara për të veçse është shtuar.
Edhe Real Madridi dhe presidenti i tyre Florentino Perez kanë qenë prej kohësh admirues së punës së tij te Tottenhami.
Megjithatë, duke parë kohëve të fundit një zhytje në formë të ekipit nën drejtimin e Sarrit, Chelsea është klubi i fundit që thuhet se po e vështron atë.
Dështimi për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm mund të shihte Sarrin e larguar nga Stamford Bridge pas vetëm një viti dhe Pochettino është favoriti i parë i bordit të Bluve për ta pasuar atë. /Telegrafi/