Site icon Telegrafi

Chelsea rivalizon gjigantët evropianë për Lautaron, ka gati ofertën lojtar plus para për Interin

Sulmuesi argjentinas është duke shkëlqyer këtë sezon me Interin dhe ka bërë që shumë klube të mëdha evropiane të duan shërbimet e tij.

Barcelona, Manchester Unitedi dhe Manchester City kanë qenë klubet që tashmë kanë shprehur interesim, ndërsa garës i është shtuar edhe Chelsea.

Lexo po ashtu Man City do të përdorë Cancelon në bisedimet me Interit për Lautaron dhe Skriniarin

Sipas mediumit italian Calciomercato.it, Blutë janë të gatshëm t’i ofrojnë Interin shërbimet e njërit mes Emerson Palmeri ose Marco Alonso dhe para shtesë për Martinezin.

Conte dihet se është një tifoz i Alonsos, por mbetet për tu parë nëse ai do të ishte i gatshëm të hiqte dorë nga njëri prej lojtarëve kryesorë të Interit.

Argjentinasi ka një klauzolë lëshimi prej 111 milionë eurosh dhe është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë.

Lexo po ashtu Lautaro refuzon Unitedit, thuhet se e do kalimin te Barcelona

Gjatë të premtes është raportuar që Martinez po shpreson të sigurojë një lëvizje te Barcelona, të luajë përkrah Lionel Messit dhe do të refuzojë çdo veprim tjetër.

Ndryshe, Martinez ka shënuar 16 gola për Interin këtë sezon në të gjitha garat. /Telegrafi/

Exit mobile version