Klubi anglez, Chelsea thuhet se ka paraqitur tashmë një ofertë për mesfushorin e Barcelonës, Frenkie De Jong.
Ekipi i Thomas Tuchel synon të përforcohet në afatin kalimtar të janarit, pasi kanë dëshpëruar deri tani.
Sipas mediumit El Nacional, pronari i Chelseat, Roman Abramovich është i prirur të rrëmbej holandezin Frenkie de Jong nga duart e Barcelonës.
Klubi londinez tashmë raportohet se ka paraqitur edhe një ofertë te Barcelona e cila peshon 40 milionë euro.
Megjithatë, kuptohet që klubi nga Camp Nou dëshiron që negociatat mes klubeve të fillojnë me ofertë minimale prej 60 milionë euro.
Raporti më pas pretendon se nëse performancat e De Jongut vazhdojnë të bien, çmimi i tij mund të bjerë në 50 milionë euro.
Transferimi i yllit holandez nuk do të jetë i lehtë për Chelsean, pasi londinezët duhet të luftojnë kundër Bayern Munich për nënshkrimin e tij. /Telegrafi/