Miralem Pjanic duket se po kalon momentet e fundit si futbollist i Juventusit.
Mesfushori boshnjak ka kaluar nëpër një formë të shkëlqyer në stinorët e fundit me Romën dhe Juventusin.
Por duket se kampionët e Italisë do ta kenë tejet të vështirë ta mbajnë atë në skuadër.
Skuadra të mëdha evropiane janë vënë pas reprezentuesit boshnjak.
Gjiganti anglez Chelsea së fundmi po e kërkon Pjanicin pasi është dëshirë e trajnerit Sarri.
Sipas medieve angleze Chelsea është gati të ofrojë deri në 80 milionë euro për transferimin e mesfushorit.
Ndërkohë në garë mbetën edhe kampionët e Anglisë, Manchester City me Pep Guardiolën që e pëlqen jashtëzakonisht shumë lojën e boshnjakit.
Një tjetër mundësi për Pjanicin është edhe Barcelona.
Vështirë se Juventusi do ta lë të lirë njërin nga futbollistët e saj më të mirë, por në rast se vije një ofertë e mirë, atëherë Pjanic edhe mund të largohet. /Telegrafi/