Telegrafi

Chelsea rikthen interesimin për Declan Rice

Chelsea është e vendosur që të transferojë Declan Ricen nga West Ham Unitedi në verën  ktij viti.

The Blues ka kohë që po e shikojnë nga afër lojën e mbrojtësi anglez, derisa po tentojnë që ta rrëmbejnë atë nga rivali lokal.

The Blues tentuan të transferonin 21-vjeçarin edhe në afatin kalimtar të janarit, mirëpo ‘Çekanët’ refuzuan shitjen e tij.

Rice është një lojtar që mund të luajë më shumë se një pozicion, pasi luan edhe si mesfushorë defanziv.

Lexo po ashtu Top 10 futbollistët e rinj më të shtrenjtë – Sancho, Guendouzi dhe Zaniolo në krye të listës

Mbrojtësi ka kontratë edhe katër vite me Ëest Hamin, derisa kujtojmë se ai ishte pjesë e akademisë së Chelseat vite më parë.

Në garë për Ricen janë edhe skuadra si Manchester United, Arsenal dhe Liverpool. /Telegrafi/