Site icon Telegrafi

Chelsea refuzon ofertën e Real Madridit për Courtois

Thibaut Courtois (Getty Images)

Klubi anglez, Chelsea thuhet se ka refuzuar një ofertë nga Real Madridi për Thibaut Courtois.

Portieri belg është objektivi kryesor i Mbretërve për portën në sezonin e ri dhe tashmë kanë bërë një ofertë për shërbimet e tij.

Megjithatë, mediat në Angli raportojnë gjatë ditës së sotme (e shtunë) se oferta për të është refuzuar nga Chelsea.

Lexo po ashtu Sarri nuk e konsideron largimin e Hazardit dhe Courtois

Sipas Daily Express, Courtois mund të detyrohet të qëndrojë te Chelsea pasi ata refuzuan ofertën e Real Madridit prej 31 milionë funtesh apo 35 milionë eurosh.

Thibaut Courtois (Getty Images)

Courtois i ka thënë miqve se ai është i etur për të kaluar tek Reali, por Chelsea ndjen se çmimi që ofrohen për një nga portierët më të mirë në botë është shumë i ulët, edhe pse ai ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij.

Por, ç’është më e rëndësishmja, Blutë nuk ka qenë në gjendje të gjejnë një zëvendësim të klasit të lartë për Courtois dhe ata refuzojnë të shesin nëse nuk mund ta bëjnë këtë.

Lexo po ashtu Ish-trajneri i Belgjikës, Jones: Courtois do të largohet nga Chelsea

Drejtorja e londinezëve, Marina Granovskaia ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Realin në një përpjekje për të bërë klubin spanjoll që të rrisin ofertën e tyre.

Megjithatë, çështja kyçe që mbetet është një zëvendësim për portierin belg, Courtois. /Telegrafi/

Exit mobile version