Telegrafi

Chelsea refuzoi shkëmbimin Kante-Eriksen të ofruar nga Interi

Interi dëshironte marrëveshje shkëmbimi me Chelsean ku përfshiheshin dy mesfushorët, Christian Eriksen dhe N’Golo Kante.

Nerazzurrët ishin në kërkim të një mesfushori me tipare mbrojtësi dhe i preferuari i trajnerit Antonio Conte ishte Kante i Chelseat.

Në anën tjetër, drejtuesit shikonin edhe shitjen e disa lojtarëve të panevojshëm, sikurse Eriksen, i cili nuk po gjendet mirë në skemat e trajnerit.

Lexo po ashtu Kante i hapur të kalojë te Interi

Sipas mediumit Calciomercato, Interi u përpoq të vendosë një marrëveshje shkëmbimi duke përfshirë Eriksen dhe  Kante gjatë afatit kalimtar të verës.

Megjithatë, gjiganti italian pa propozimi i tyre duke u refuzuar nga Chelsea, me Blutë që nuk mbajtën asnjë interes në arritjen e një marrëveshje të tillë.

Në fund, dy lojtarët mbeten në klubet e tyre aktuale edhe pas mbyllës së afatit kalimtar veror. /Telegrafi/