Interi dëshironte marrëveshje shkëmbimi me Chelsean ku përfshiheshin dy mesfushorët, Christian Eriksen dhe N’Golo Kante.
Nerazzurrët ishin në kërkim të një mesfushori me tipare mbrojtësi dhe i preferuari i trajnerit Antonio Conte ishte Kante i Chelseat.
Në anën tjetër, drejtuesit shikonin edhe shitjen e disa lojtarëve të panevojshëm, sikurse Eriksen, i cili nuk po gjendet mirë në skemat e trajnerit.
Sipas mediumit Calciomercato, Interi u përpoq të vendosë një marrëveshje shkëmbimi duke përfshirë Eriksen dhe Kante gjatë afatit kalimtar të verës.
Megjithatë, gjiganti italian pa propozimi i tyre duke u refuzuar nga Chelsea, me Blutë që nuk mbajtën asnjë interes në arritjen e një marrëveshje të tillë.
Në fund, dy lojtarët mbeten në klubet e tyre aktuale edhe pas mbyllës së afatit kalimtar veror. /Telegrafi/