Telegrafi

Chelsea pret oferta për Drinkwater

Danny Drinkwater (Getty Images)

Chelsea është e hapur për oferta në drejtim të mesfushorit anglez, Danny Drinkwater, i cili nuk ka bindur trajnerin Maurizio Sarri.

Anglezi u transferua sezonin e kaluar nga trajneri Antonio Conte si zëvendësim për Nemanja Matic, i cili kaloi te Manchester United.

Megjithatë, Drinkwater dështoi të tregoj vlerat e tij, të cilat i tregoi në vazhdimësi te Leicester City.

Lexo po ashtu Gjashtë lojtarët që pritet të largohen këtë verë nga Chelsea

Sipas mediumit Daily Mail, mesfushori anglez ka dështuar të bind edhe trajnerin e ri të Chelseat, Maurizio Sarri.

Sarri, 59 vjeç, është i hapur ndaj ofertave për ish-yllin e Leicesterit, i cili filloi vetëm pesë ndeshje me fituesit e Kupës FA sezonin e kaluar.

28-vjeçari nuk ka arritur të shfaqet as në dy ndeshjet e para të Ligës Premier për Blutë, ku kanë shënuar fitore ndaj Huddersfield dhe Arsenal.

Lexo po ashtu Drinkwater dhe para, Chelsea ka gati transferimin e Zahas

Drinkwater u kufizua në vetëm 30 minuta në humbjen e FA Community Shield kundër Manchester City.

Gjatë javës së fundit të afatit kalimtar veror, Chelsea provoi ta fus anglezin në marrëveshje për transferimin e Wilfried Zaha nga Crystal Palace. /Telegrafi/