Telegrafi

Chelsea po konsideron huazimin e Hudson-Odoit

Callum Hudson-Odoi. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Chelsea është njëra nga skuadrat më aktive në tregun e transferimeve këtë verë.

Skuadra londineze ka afruar shumë emra cilësorë në ekip, teksa tani po mendon për largimet.

Timo Werner, Hakim Ziyech, Ben Chilwell, Thiago Silva, Malang Sarr e Kai Havertz janë transferimet e londinezëve.

Por duke parë repartin e sulmit të mbingarkuar, Chelsea po mendon tani për huazimin e Callum Hudson-Odoi.

Sulmuesi i talentuar anglez pritet të ketë vështirësi për të luajtur dhe trajneri Frank Lampard i ka thënë lojtarit se do të jetë më mirë të huazohet.

Callum Hudson-Odoi dhe Frank Lampard. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

90min ka raportuar se edhe reprezentuesi anglez e ka pranuar një gjë të tillë pasi dëshiron të luaj rregullisht për të marrë pjesë në kampionatin evropian që mbahet në vitin 2021.

Fulham, West Ham United, Leeds United, Newcastle United e Aston Villa janë skuadrat e interesuara për shërbimet e anglezit.

Chelsea nga ana tjetër i ka bërë me dije skuadrave se Hudson-Odoi mund vetëm të huazohet për një vit pas pasur mundësi ta blejnë ekipet tjera. /Telegrafi/