Telegrafi

Chelsea planifikon largimin e shtatë lojtarëve për të krijuar hapësirë në transferimin e Wernerit dhe dy lojtarëve të tjerë

Chelsea thuhet se tashmë e ka kompletuar transferimin e Timo wernerit nga Rasenball Sport Leipzig ku do të paguajnë 60 milionë euro me një kontratë deri në vitin 2025.

Skuadra londineze tashmë ka siguruar transferimin e Hakim Ziyech nga Ajaxi, është shumë afër të kompletoj edhe atë të sulmuesit gjerman, ndërsa ka edhe dy shënjestra të tjera.

Frank Lampard dëshiron të transferojë edhe Ben Chielwellin nga Leicesteri dhe të ritransferojë Jeremie Bogan nga Sassuolo, pasi kishte kaluar nën vite në klub, para se të kalonte në Serie A dy vite më parë.

The Blues kanë klauzolë për të riblerë 23-vjeçarin që ka shënuar tetë gola dhe ka bërë një asistim në 24 paraqitje në këtë edicion.

Për të liruar vendin e tri transferimeve të reja, shtatë lojtarë pritet të largohen nga Stamford Bridge.

Olivier Giroud që ka vazhduar kontratën edhe për një vit, pritet të shitet në këtë verë, duke i ndodhur e njëjta gjë sikurse David Luizit që kaloi te Arsenali.

Nga klubi do të largohet edhe Willian, Pedro Rodriguez, Marco Alonso, Michy Batshuayi, Kurt Zouma që mund të ribashkohet me Jose Mourinhon te Tottenham Hotspuri, Ross Barkley që kërkohet nga West Hami i David Moyes dhe Jorginho që lidhet me një ribashkim për herë të tretë me Maurizio Sarrin te Juventusi. /Telegrafi/