Site icon Telegrafi

Chelsea për Sandron janë ‘çmendur’ dhe mund ta bëjnë mbrojtësin më të shtrenjtë në histori – Këta janë 10 më të shtrenjtit (Foto)

Oferta e fundit e Chelseat për mbrojtësin e Juventusit, Alex Sandro, ishte 56 milionë euro, por që u refuzua nga italianët.

Sipas medieve angleze, Chelsea është duke u bërë gati që ta bëj ofertën e fundit.

Anglezët janë gati të investojnë afër 70 milionë euro (61 milionë funte) për Sandron.

Një shumë e frikshme që vështirë do të refuzohet nga Juventusit.

Nëse vetëm arrihet kjo marrëveshje, atëherë braziliani do të jetë larg mbrojtësi më i shtrenjtë në botë.

Në këtë listë është edhe Shkodran Mustafi.

Alex Sandro u bashkua me Juven për 26 milionë euro nga Porto në vitin 2015. /Telegrafi/

1.Alex Sandro £61m – Juventus – Chelsea – 2017

2.David Luiz £50m – Chelsea – Paris Saint-Germain – 2014

3.John Stones £47.5m – Everton –  Manchester City – 2016

4.Shkodran Mustafi £35m – Valencia – Arsenal – 2016

5.Thiago Silva £33m – AC Milan – Paris Saint-Germain – 2012

6.Eliaquim Mangala £32m – Porto – Manchester City – 2014

7.David Luiz £32m – Paris Saint-Germain – Chelsea – 2016

8.Nicolas Otamendi £31.5m – Valencia – Manchester City – 2015

9.Mats Hummels £30m – Borussia Dortmund – Bayern Munich – 2016

10.Rio Ferdinand £30m – Leeds – Manchester United – 2002

Exit mobile version