Kampioni evropian, Real Madrid është vënë në kërkim të një portieri, dhe kjo gjë ka alarmuar drejtuesit e Chelsea.
Kjo ndodh për shkakun se portieri i tyre, Thibaut Courtois prej kohësh ka qenë një objektiv i skuadrës madrilene, që e shihnin si një garanci për të ardhmen.
Duke parë këtë fakt, portierit belg pritet që t’i ofrohet rinovimi nga skuadra londineze ku e pret një super pagë për të ardhmen.
Plot 12 milionë euro në sezon mendohet se do të përfitojë Coutois nga kontrata e re që do të nënshkruajë me Chelsean deri në vitin 2022.
Belgu ka qenë një nga pikat më të forta për skuadrën e Contes këtë sezon, e cila vijon të udhëheqë bindshëm Ligën Premier duke shkuar e qetë drejt titullit kampion.
Kujtojmë që Courtois iu bashkua Chelseat në vitin 2011 nga Genk, mirëpo qëndroi për tri vite si huazim tek Atletico Madrid. /Telegrafi/