Telegrafi

Chelsea ofron 100 milionë euro dhe një lojtar për Lukakun

Chelsea po e kërkon me ngulm rikthimin e Romelu Lukakut në Stamford Bridge.

Pasi e shiti para disa vitesh, skuadra londineze është penduar dhe dëshiron ta ketë sërish sulmuesin belg në skuadër.

Mirëpo, Interi është duke refuzuar shitjen e tij dhe nuk dëshiron të dëgjojë për asnjë ofertë.

Lexo po ashtu Chelsea nuk ka hequr dorë nga Lukaku

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, The Blues kanë ofruar 100 milionë euro dhe shërbimet e Marcos Alonsos.

Siç është e ditur tashmë, mbrojtësi spanjoll ka disa afate që po kërkohet nga Nerazzurët dhe Chelsea beson se mund të ketë një marrëveshje.

Kampioni i Serie A nuk dëshiron të dëgjojë për një ofertë të tillë dhe e konsideron Lukakun si të paprekshëm. /Telegrafi/