Telegrafi

Chelsea ofroi tre lojtarë plus para për Enzo Fernandez në ofertën e refuzuar nga Benfica

Chelsea ofroi tre lojtarë plus para për Enzo Fernandez në ofertën e refuzuar nga Benfica

Chelsea thuhet se ka bërë një ofertë të madhe shkëmbimi lojtarësh plus para për mesfushorin e Benficas, Enzo Fernandez.

Sipas gazetës Record, oferta e Bluve ishte një paketë e madhe që përfshinte jo më pak se tre lojtarë në shkëmbim të pjesshëm që iu ofrua Benficas për mesfushorin fitues të Kupës së Botës të Argjentinës.

Në ofertë Blutë thuhet se kishin ofruar shërbimet e Hakim Ziyech, plus nënshkrimet e reja David Datro Fofana dhe Andrey Santos në huazim.

Përveç këtyre tre lojtarëve klubi anglez kishte ofruar edhe hiq më pak se 90 milionë euro.

Megjithatë, ajo ofertë u refuzua me Benfica, e cila është e bindur se nuk do të pranojnë asgjë tjetër përveç se të paguhet plotësisht klauzola e lirimit prej 120 milionë eurosh.

Ndryshe, Chelsea ende nuk e ka konfirmuar ardhjen e Santos nga Vasco da Gama, por duket çështje e kryer. /Telegrafi/