Chelsea është duke i vazhduar bisedimet me Interin për mesfushorin e ri, Cesare Casadei dhe mbrojtësin e krahut, Denzel Dumfries.
Klubi anglez i ka bërë disa oferta për talentin 19 vjeçar, i cili kërkohet edhe nga Nice dhe Sassuolo, mirëpo deri më tani Nerazzurrët nuk e lejojnë largimin e tij pa përfshirë së paku klauzolën e riblerjes në kontratë.
Sipas Tuttosport, Blutë vazhdojnë interesimin për Dumfries, i cili e shënoi golin e fitores në ndeshjen e të shtunës ndaj Lecces (2-1).
Interi kërkon 50 milionë euro për mbrojtësin 26 vjeçar dhe mund ta lejojë largimin e tij për një shumë të përafërt me kërkesën.
Ziklatrit e transferuan holandezin para një viti nga PSV Eindhoven për 13.7 milionë euro, ndërsa çmimi i tij në treg është rritur shumë. /Telegrafi/
Il #Chelsea valuta le prossime mosse sul mercato
🔵⚫️👇#skriniar #dumfries #calciomercato #mercatointer #zhang #suning pic.twitter.com/VP9N3QjoPK— FcInterNews.it (@FcInterNewsit) August 15, 2022